Enca feston ditëli ndjen në Dubai, 'çmend fansat' me fotot e nxehta

Enca feston ditëli ndjen në Dubai, 'çmend fansat' me fotot e nxehta

20:01, 19/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por përvjetorin e 26-të të lindjes, Enca ka vendosur që ta festojë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

E shoqëruar nga miqtë e saj më të mirë, këngëtarja është zgjuar nga një festë befasi që i është organizuar asaj në orët e para të ditëlindjes.

26-vjeçarja ndërkohë është duke shijuar motin e mirë që mbizotëron këto ditë në Dubai, për të shijuar edhe disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InsatStory disa fotografi, ku është shfaqur mjaft provokuese, teksa ka shfaqur gjoksin e saj të ekspozuar.

Këngëtarja e hitit “A po t’pelqen”, u tregoi fansave të saj se është duke shijuar momentet më të mira këtë ditëlindje, teksa i falënderoi ata për urimet.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco