Ja si e feston Brad Pitt fitoren ndaj Angelina Jolie

Ja si e feston Brad Pitt fitoren ndaj Angelina Jolie

18:07, 19/10/2021
A+ Aa A-

Me një shampanjë të re, Brad Pitt feston fitoren e tij ndaj Angelina Jolie mbi pronën Miraval, pasi aktorja më në fund i shiti pjesën e saj Tenute del Mondo.

57-vjeçari nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Chateau Miraval, ashtu siç bëri ish gruaja e tij, por në fakt është i emocionuar nga mënyra se si kanë ecur gjërat dhe mezi pret të lëshojë shampanjën e tij të re për të festuar.

“Unë u impresionova vitin e kaluar me suksesin e shampanjës Fleur de Miraval ER1. Me ER2 kapërcyem çdo kufi. Ne krijuam cilësi të reja të pakrahasueshme. Çdo version i Fleur de Miraval është një kërkim i vazhdueshëm për bukurinë, një dëshirë për të krijuar hapësirë ​​për të gjitha mundësitë“, deklaroi aktori për revistën People.

Qëllimi i ardhshëm i Brad Pitt është të zgjerojë prodhimin deri në vitin 2022.

Champagne Rosé e cila do të dalë në treg gjatë tre javëve të ardhshme, do të kushtojë rreth 400 dollarë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco