Bukuria e saj mahniti Justin Bieber, një koment i tij e bëri supermodele! Rrëfehet 22-vjeçarja: Ishte si një ëndërr

Bukuria e saj mahniti Justin Bieber, një koment i tij e bëri supermodele! Rrëfehet 22-vjeçarja: Ishte si një ëndërr

15:06, 19/10/2021
A+ Aa A-

22-vjeçarja Cindy Kimberly është kthyer në një modele shumë të suksesshme dhe ka pushtuar kopertinat e revistave të modës. Kjo falë bukurisë së saj dhe … Justin Bieber.

Ajo punonte si babysitter kur bukuria e saj ra në sy të këngëtarit të famshëm. Ylli i popit publikoi një foto të saj në Instagram dhe shkroi: “O zot kush është kjo?”.

Me atë foto të vetme dhe titull me katër fjalë, ai nisi një grup kërkimi në internet për të zbuluar identitetin e zeshkanes misterioze.

Menjëherë miliona ndjekës të tij bën tag emrin e 22-vjeçares në postimin e Justin Bieber dhe Cindy Kimberly tërhoqi vëmendjen e agjencive të modës.

Pas kësaj, ajo u shfaq në kopertinën e revistës GQSpain në vitin 2018 dhe së fundmi ka pozuar për Maxim.

“Kur isha e vogël kisha për 5 vite një llogari një llogari fansash të Justin Bieber në Instagram. Bëja shaka me miqtë e mi, duke i thënë se një ditë ai do postonte një fotografi timen. Epo, çfarë mund të themi? Jeta funksionon në mënyra misterioze. Kur ndodhi mendoja se miqtë e mi po bënin shaka, kështu që se kontrollova për disa kohë profilin e tij. Mendova se po ëndërroja”, tha ajo për Maxim.

Që kur u zbulua, ajo ka pozuar për marka të njohura si Charlotte Tilbury, Alo Yoga, Revolve dhe Marc Jacobs, dhe sfiluar në pasarelë për Philipp Plein dhe GCDS.

Gjithashtu ka pozuar në kopertinat e GQ Spain, Elle dhe Cosmopolitan, si edhe për Vogue Japan e Vanity Fair Spain.

Me një trup perfekt, nuk habitemi që ajo është gjithashtu ambasadore e markës për linjën e të brendshmeve të Rihanna Savage X Fenty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco