Me kë e ka Donaldi deklaratën e tij të fundit?

Me kë e ka Donaldi deklaratën e tij të fundit?

14:35, 19/10/2021
A+ Aa A-

Thashethemet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duket se nuk kanë fund.

Të shumta kanë qenë rastet që kemi mësuar shumë detaje nga jeta e personazheve publikë që ndodhen aty brenda.

 

I tillë ka qenë dhe momenti më i fundit, ku Donaldi ka shprehur disa ndjenja.

Gjatë një bisede mbrëmjen e kaluar me konkurrentin tjetër, Granitin, ku kanë diskutuar mbi lidhjet e tyre të fundit të dashurisë, Donaldi rrëfeu mbi eksperiencën e tij personale.

 

Ai rrëfeu se lidhja e tij e fundit ka mbaruar para 4-5 muajve.

I pyetur nëse e ka dashur, Donaldi e ka pohuar, duke shtuar se:

 

“Po. Kemi qenë bashkë për 2 vite e gjysmë, tre. Kemi bashkëjetuar, ka qenë gje e fortë fare. Por jeta bën të vetën”.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe Graniti ka rrëfyer se ka përjetuar një ndarje së fundmi.

 

“Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasur kështu të fortë. Kam ndjerë shumë”, u shpreh Graniti.

Edhe pse Donaldi nuk e ka përmendur emrin e ish-partneres së tij në këtë bisedë, fakti që ai tregoi se ka pak që ka përfunduar si lidhje, mund ta marrim me mend se për kë e ka fjalën.

 

Ndërkohë, një marrëdhënie që po bën përshtypje, mesa duket jo vetëm publikut jashtë që e ka komentuar gjerë, por edhe konkurrentëve brenda shtëpisë, është ajo mes Semit dhe Donaldit.

Duke ditur se Semi është mikesha e ngushtë e Borës dhe Donaldi është ish-i i Zemanit, afrimiteti i tyre është parë paksa me dyshime, megjithëse para pak ditësh Semi e mohoi kategorikisht se mund të ketë diçka mes tyre.

 

Sipas saj, diçka e tillë nuk ka të bëjë me situatën në të cilën ndodhesh, por me personalitetin dhe parimet e një personi.

Kështu, ajo ka lënë të nënkuptuar se mes saj dhe Donaldit nuk do të mund të ketë asgjë për shkak të marrëdhënies së saj të ngushtë me Borën.

 

Në lidhje me këtë temë, reagoi gjithashtu dhe vetë Bora, e cila u shpreh se nuk dyshonte “në asnjë moment se Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin” si dhe “di të them që ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe jashtë prej meje!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco