Babai i Meghan Markle kërcënon të padisë Meghan pasi nuk e lejon të takojë nipërit e tij

Babai i Meghan Markle kërcënon të padisë Meghan pasi nuk e lejon të takojë nipërit e tij

14:05, 19/10/2021
A+ Aa A-

Thomas Markle, gjatë një intervistë të zhvilluar ditën e sotme ka rrëfyer se mendon që të padisë Meghan pasi nuk e ka lejuar të shohë nipërit tij.

Që nga dita kur Archie dhe Lilibet kanë lindur, Meghan për shkak të konflikteve me babanë e saj e ka ndaluar rreptësisht që ai të afrohet pranë fëmijëve të saj, e jo më t’i takojë.

Thomas u shpreh se e bija është veçse një egoiste që mendon për vetën e saj dhe nuk ja ka lënë mundësinë të takojë të vegjlit.

Ai pretendon se do të ngrijë një padi kundër të bijës dhe se tashmë ka 'pajtuar’ disa avokatë që të merren me të gjitha veprimet igjore.

Thomas shpjegoi: "Unë nuk dua t'i përfshij nipërit e mi në këtë situatë, unë dua t'i shoh ato dhe shpresoj që kjo të ndodhë në mënyrë sa më miqësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco