Graniti bën dush me Semin, Fifi çmendet nga xhelozia

Graniti bën dush me Semin, Fifi çmendet nga xhelozia

09:20, 18/10/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Fifi u përlot nga xhelozia për Granitin. “Unë e di se si e sheh ti Semin dhe nuk dua të të bëj presion”, i tha ajo futbollistit, teksa ky i fundit e mohoi deklaratën e saj.

Së fundmi, Fifi është bërë xheloze sërish pasi Graniti dhe Semi janë larë bashkë.

“Si kalove në dush? A kalove mirë? A u fërkove mirë? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e ka pyetur ajo.

Graniti: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë

Graniti: Po e di që po dëshiron të thuash

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Graniti: Jo, jo, nuk ka shanse

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Graniti: Po isha i djersitur

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco