Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bora Zemani thyen heshtjen, tregon si e shikon marrëdhënien e Donaldit dhe Semit

Bora Zemani thyen heshtjen, tregon si e shikon marrëdhënien e Donaldit dhe Semit

20:37, 17/10/2021
A+ Aa A-

Që nga startimi i 'Big Brother Vip Albania', një nga dyshet më të përfolura brenda shtëpisë është pikërisht Donald Veshaj, ish-i i Bora Zemanit dhe shoqja e saj më e ngushtë  Semi Jaupaj.

Dyshja janë përfolur shumë në lidhje me marrëdhënien e tyre të afër brenda shtëpisë, e cila shpesh është komentuar si diçka që shkon përtej shoqërisë.

Ndërkohë, në rrjet prej javësh kanë shpërthyer komente të ndryshme mbi këtë marrëdhënie dhe se sa e drejtë është një romancë e tillë për prezantuesen Zemani.

Mirëpo, duket së së fundmi ka reaguar dhe vetë Bora, e cila ka zgjedhur që të flasë njëherë e mirë mbi këtë çështje duke vënë kështu ‘pikat mbi i’.

Moderatorja ka shkruar se asgjë se miqësi mes tyre nuk ka dhe se asnjëri nga ta nuk do provonte diçka më shumë.

Zemani gjithashtu ka thënë se me Donaldin është ndarë prej kohësh por që gëzojnë respekt të madh për njëri-tjetrin.

Ndryshe, Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco