Kuzhinieri i famshëm Nusret, tegon se çfarë nuk mungon në çdo vakt të tij

Kuzhinieri i famshëm Nusret, tegon se çfarë nuk mungon në çdo vakt të tij

16:31, 17/10/2021
A+ Aa A-

Menjëherë pas hapjes së një restoranti në Londër, kuzhinieri i njohur turk Nusret Gokçe tha për mediat britanike se ai konsumon shumicën e pjatave të disponueshme në menunë e tij çdo ditë.

Kuzhinieri i famshëm krahasoi stërvitjen dhe dietën me një gjurmë gishtash, duke thënë se të dyja duhet të përshtaten për secilin person. 

Duke marrë parasysh që ai fitoi famë duke shërbyer biftekë - nuk është për t'u habitur që kjo pjatë është diçka që ai konsumon disa herë në ditë.

Para çdo stërvitje, Nusret pi dy gota ujë me temperaturë dhome dhe ha katër kajsi. Së bashku me gjithë atë, ai pi një kapuçino. 

Për mëngjes ha 250 gram biftek me thjerrëza dhe fasule, ndërsa për drekë ha perime të ziera dhe, përsëri, 250 gram biftek.

Pasdite, ai konsumon ekspres me kos rrushi, dhe për darkë ha sërish biftek, këtë herë me sallatë panxhar.

Restoranti i ri i kuzhinierit të famshëm Nusret është kritikuar për çmime shumë të larta

Nusret, i njohur më mirë si Salt Bae, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut britanik kohët e fundit për shkak të çmimeve të kripura në restorantin e tij të ri në Londër.

Vizitorët e pakënaqur kritikojnë kuzhinierin dhe theksojnë se ai po e ekzagjeron, dhe prej disa ditësh tani ka një fotografi virale të një fature në Twitter me një çmim total prej 50,000 dollarë për një darkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco