Vajza e Ilir Shaqirit ka ditëlindjen, dhe balerini i njohur, ndonëse nuk mund të jetë pranë saj në këto momente, e gjeti mënyren për ta surprizuar.
Nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ai shkroi në tokë emrin e saj “Emily” dhe në krah i vendosi një zemër të madhe, që mund të shihet mjaft bukur nga lart.Për këtë, pati dhe ndihmën e futbollistit Kledi.
“Zemra ime, të dua shumë” i shkroi e bija në Instagram!
Kujtojme se Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.
© SYRI.net