Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Darkoi në restorantin e kuzhinierit Nusret, Elita Rudi publikon faturën me çmime marramendëse

Darkoi në restorantin e kuzhinierit Nusret, Elita Rudi publikon faturën me çmime marramendëse

08:54, 16/10/2021
A+ Aa A-

Elita Rudi ka udhëtuar drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi e me këtë rast ka zgjedhur të shkojë për një darkë në restorantin luksoz të kuzhinierit turk, Nusret Gokçe.

Këtë e tregoi vetë moderatorja me anë të disa videove të publikuara në Instastory-n e saj.

Në to shihet një hamburger në tavolinë, i cili është i mbështjellë me një letër ngjyrë ari.

Meqënëse restoranti është i njohur për çmimet e “kripura”, Elita nuk i ka shpëtuar pyetjes për faturën.

''Për juve që po më pyesni për hamburgerin e Nusretit, është veç një hamburger i mbështjellë me letër ngjyrë ari. Më të mirë i kemi hamburgerat e Prishtinës, që kushtojnë nga një euro sesa këtu. Plus ai ma prishi hamburgerin me atë thikë, a e patë?!”,- tha Rudi.

Image

Më pas, ajo pyeti fansat nëse duan vërtet që ta publikojë faturën, për të treguar publikisht se sa ka kushtuar hamburgeri i famshëm.

Pas shumë kërkesave, Elita zbuloi se zgjedhja që kishte bërë, i ka kushtuar 65.02 euro.

Ndërsa e gjithë darka në total, i ka kushtuar 293.73 euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco