‘Aktorja më e mirë e vitit’ Paloma përballët me bashkëshortin

‘Aktorja më e mirë e vitit’ Paloma përballët me bashkëshortin

08:02, 16/10/2021
A+ Aa A-

Dy ditë më parë Paloma rrëfeu se i shoqi ka pasur varësi ndaj alkoolit dhe shpesh është treguar i dhunshëm ndaj saj.

Ajo shtoi se tani gjërat kanë ndryshuar dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.Lexo këtu

Pas deklaratës së Palomës, Alandi erdhi mbrëmjen e djeshme në "Big Brother VIP" për t'u përballur me të.

Ai i la në dhomën e rrëfimit një trofe mbi të cilin shkruhej "Aktorja më e mirë", por më pas e qetësoi duke i thënë se ishte vetëm një lojë.

Alandi nuk e mohoi se e kanë lënduar disi fjalët e Palomës dhe i kërkoi të tregojë vetëm momentet e bukura.

"Këto gjëra kanë kaluar tani. Familja është prekur pak. Trego momentet e bukura, ajo ka kaluar tashmë. Shkruajnë portalet jashtë. Herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të egzagjeruara”, i tha ai.

"Tregova një moment të errët, ti je pastruar prej dy vitesh. Nuk ke qenë i vetëdijshëm.Ti je dashuria ime, më i bukuri në botë dhe babai më i mirë", iu përgjigj Paloma.

ImageImage

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco