Trondit aktorja: Ndihem e lumtur që mami im ndërroi jetë

Trondit aktorja: Ndihem e lumtur që mami im ndërroi jetë

18:50, 15/10/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Jennette McCurdy i ka humbur të gjithë me një deklaratë mbi vdekjen e mamasë së saj.

Aktorja shprehet e lumtur për vdekjen e së ëmës, pasi sipas saj, kjo e fundit kishte abuzuar me të për vite me radhë.

 

Ajo ankohet se mamaja e saj në moshën 11 vjeçare e ka mësuar atë të ushqehet në mënyrë të pashëndetshme, aq sa t’i sillte probleme shëndetësore.

“Unë jam e kënaqur që vdiq mamaja ime dhe nuk do të gënjejnë se ishte shumë e vështirë të arrija deri këtu. Por tani jam në një vend të jetës sime që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur dhe në fund ndjehem e lirë.

 

Kujtimet e mija të hershme ishin ato të kaosit, ku emocionet e mamas sime ishin jo të rregullta, sa shite si të ecje në litar përditë.

Luhatjet e humorit të saj ishin të pranishme dhe nëna ime ëndërronte të bëhej aktore e famshme prandaj ishte e fiksuar të më bënte një yll”, ka rrëfyer aktorja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco