'James Bond' zbulon pse shkonte në bare gay

'James Bond' zbulon pse shkonte në bare gay

14:26, 15/10/2021
A+ Aa A-

Daniel Craig është bërë një nga aktorët e momentit pas premierës së filmit të tij të fundit si James Bond: 'Nuk është koha për të vdekur’.

Aktori britanik gjithashtu sapo ka marrë yllin e tij në Walk of Fame në Hollivud dhe këto ishin arsyet pse ishte një nga mysafirët e podcastit ‘Dreka me Bruce’ .

Duke folur me mikun e tij Bruce, Craig shpjegoi se ai i kishte frekentuar baret homoseksuale që në rininë e tij.

"Unë kam shkuar në bare homoseksualësh që kur isha i ri" filloi intervisten e tij Craig duke shtuar:

" Një nga arsyet ishte shmangia e një zënke pasi në bare homoseksualësh ndodh rrallë ndryshe nga klubet e zakonshme që shpeshherë përfundoja me shufër metalike në dorë. Këto bare gjithashtu janë një vend i mirë për të flirtuar. Mund të takoja vajza sepse ka shumë që shkojnë për të njejtën aryse që shkoja unë'' .

Komentet e tij të podkastit u mirëpritën kryesisht nga komuniteti LGBT të enjten, megjithëse disa u ndien të revoltuar për përpjekjen e tij për të takuar gra në hapësirat homoseksuale. 

Craig dhe mikpritësi i podkasteve, Bruce Bozzi, gjithashtu kujtuan dhe momentet ku ishin fotografuar duke u përqafuar jashtë një bar homoseksualësh në Venice Beach, California, në vitin 2010, gjë që në atë kohë ndezi spekulime mbi seksualitetin e Craig.

“Ne jemi të prekshëm, e duam njëri -tjetrin. Ne përqafonim njëri -tjetrin ishte mirë. Ne jemi dy burra të rritur, " tha Craig. 

"Ajo që ndodhi ishte se po kalonim një natë të bukur dhe unë po ju flisja për jetën time që po ndryshonte dhe ne ishim të dehur dhe unë thoja:" Oh, le të shkojmë në një bar, hajde' shprehet Craig.

Craig është martuar me aktoren e njohur  Rachel Weisz dhe kanë së bashku 10 vite.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco