'Sot do të mbushte 27 vjeç', Barbana na përloti me urimin për Ergin

'Sot do të mbushte 27 vjeç', Barbana na përloti me urimin për Ergin

11:51, 15/10/2021
A+ Aa A-

Ergi Dini do të festonte ditën e sotme 27-vjetorin e lindjes nëse do të ishte ende në këtë botë.

Artistit të ndjerë ju pre jeta në mes në lule të rinisë në vitin 2016-të pas një aksidenti tragjik me motor.

Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na theu zemrat të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse.

“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë…
Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………..”,
shkruan Barbana në dedikimin për të vëllanë.

Si sot dy vite më parë këngëtarja Barbana Dini përmbushi amanetin e vëllait të saj, Ergit, duke bërë publike një këngë që ai e kishte lënë përgjysmë. Kënga me titull “Ku je” erdhi si një homazh për artistin, i cili e kishte punuar vetë një pjesë të tekstit para se të ndërronte jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco