'Bërtiste e thyente gjithçka', Paloma rrëfen betejën e bashkëshortit të saj me alkoolin

'Bërtiste e thyente gjithçka', Paloma rrëfen betejën e bashkëshortit të saj me alkoolin

08:45, 15/10/2021
A+ Aa A-

Paloma ndau me Monikën një nga momentet më të vështira që i është dashur të kalojë në marrëdhënien me bashkëshortin e saj.

Ajo rrëfeu seatij i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.

Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.

Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës", tha ajo.

E pyetur nga Monika nëse e gjithë kjo gjendje ka pasuar ndonjëherë në dhunë ndaj saj, Paloma u përgjigj:

"Një natë erdhi i pirë dhe po më kërkonte mua, nga meraku i vajzës tentova ta qetësoj. Ai më mori mua, më ngriti në ajër dhe kërkonte që të më përplaste në tokë. Kam thirrur policinë dhe e lashë dy ditë atje derisa të qetësohej situata"

Paloma tregoi se pas kësaj situate u largua nga shtëpia së bashku me vajzën dhe vendosi që ta vinte bashkëshortin përballë dy zgjedhjeve, alkoolin ose familjen.

Që nga ai moment Paloma tregoi se filloi karvani i sakrificave të rehabilitimit, gjë që u shoqëruan gjithashtu me agresivitet, nervozisëm dhe durim.

Gazetarja tregoi se pas 7 muajsh gjithçka ju rikthye normalitetit dhe se tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco