Edi shfaq anën emocionale, përlotet në takim me Mikelën, shihni çfar bën për Adën

Edi shfaq anën emocionale, përlotet në takim me Mikelën, shihni çfar bën për Adën

20:22, 14/10/2021
A+ Aa A-

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u shfaq takimi i Eduardit me Mikelën, takim në të cilin ishin shumë të afruar me njëri-tjetrin.

Edi tregoi anën e tij emocionale kur foli për familjen dhe fëmijërinë. Ai madje u përlot në krahët e Mikelës.


Ajo e pyeti nëse ka ndodhur ndonjë gjë e trishtë në jetën e tij.

“Po në fëmijërinë time. Në moshën 13 deri 16 vjeç ka qenë një fazë e rëndë për mua, sepse ka ndodhur diçka në familje. S’mund të flas (përlotet). Më mirë të kisha vdekur ato vite, e mos me kon gjallë sesa me e përjetu.
Në atë periudhë e kam mësu se çfarë do të thotë jeta, sfidat, armiqtë, po është diçka shumë personale. Çkado që të bëj tash e tutje do e bëj për vllavin tem, unë s’kam pas kënd afër përveç familjes teme, shyqyr Allahut, po du me u çu në këmb kur ja përmeni emnin”- tregoi ai.

 

Ndërkohë Ada u pyet në lidhje me rrëfimin e tij dhe ajo tha se thjesht i vjen keq e se nuk ka dëshirë ta komentoj më shumë.

Në një moment tjetër ai më në fund i kërkoi falje Adës, falje e cila ajo nuk e donte.

 

“Unë gabimet i shoh shumë vonë. Kam qejf mi kërku Adës falje shumë, për atë ofendim që ja kom bo. InshAllah e pranon”- tregoi ai.

Ada tha se ajo e pranon faljen vetëm për respekt, pasi nuk do të ketë të bëj më me të. Ajo shprehu se as nuk e beson shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco