U publikua lista e 100 Dj-ve më të mirë në botë! E gjeni dot cilët kryesojnë?

U publikua lista e 100 Dj-ve më të mirë në botë! E gjeni dot cilët kryesojnë?

18:44, 14/10/2021
A+ Aa A-

Revista e dedikuar Dj-ve dhe kësaj fushe të artit, “Dj Mag”, ka vlerësuar 100 Dj-të e botës, nga më i miri deri tek ai që është më pak i preferuar.
Siç mund ta merrni me mend, vendin e parë sigurisht që do ta zinte ylli shumë i njohur, David Guetta, por vendi i dytë na çuditi pak.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti,  Martin Garixx, i cili edhe pse shumë i lumtur me suksesin e arritur ka një kritikë për të bërë kundrejt kësaj reviste.
Gjatë postimit të listave, mesa duket ata kanë bërë një gabim në mbiemrin e Martin dhe ai ka komentuar duke i thënë se duhet ta shkruajnë saktë emrin e tij nëse do ta cilësojnë si Dj-in e dytë më të mirë në botë.

 

Pasi kjo e gjitha u kuptua si një formë humori, ai e kaloi si temë duke publikuar një foto në të cilën ishte treguar që ai pozicionohet në vend të dytë si Dj-i më i mirë në botë.
Fotoja ishte shoqëruar me një shkrim nga ana e tij ku shprehte mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e kishin votuar dhe se ndihej krenarë që ishte pjesë e industrisë së muzikës dhe si Dj.

 

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj industrie të mahnitshme dhe nuk mund të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më votuan si DJ-në e parë. DJ për të dytin vit radhazi. Do të thotë shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco