Aktori i njohur nuk e ka takuar asnjëherë vogëlushen e tij

Aktori i njohur nuk e ka takuar asnjëherë vogëlushen e tij

16:17, 14/10/2021
A+ Aa A-

Ai është një aktor shumë i njohur dhe gëzon famë prej vitesh, kjo prej suksesit të filmave në të cilët ka marrë pjesë.

Bëhet fjalë për Owen Wilson, për të cilin po flitet kudo së fundmi, pasi ish-partnerja e tij është shprehur se ai nuk e ka takuar kurrë vajzën e tyre.

 

Varunie Vongsvirates është shprehur për “Daily Mail” se aktori nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e tij 3 vjeçare edhe pse ajo i është përgjëruar që të bëhej pjesë e jetës së tyre, por ai nuk ka dashur.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë dy ditë pasi vogëlushja kishte ditëlindjen, ku sigurisht nuk kishte asnjë takim me babain e saj.

 

Varuni ka treguar se Owen e ndihmon financiarisht, por nuk i është gjendur asnjëherë pranë së bijës dhe ajo mendon se vogëlushes i mungon një figurë atërore.

Vlen për t’u kujtuar se dyshja ka pasur një marrëdhënie 5 vjeçare, në të cilën shfaqeshin të lumtur, por në momentin që ka ardhur në jetë vajza e tyre, në 2018, ai i ka kërkuar partneres një test për të vërtetuar se vajza është e tij.

 

Nga ana tjetër, ai ende mban kontakte me dy djemtë që ka me ish-partneret e tjera, Jade Duell dhe Carolin Lindqvist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco