Ja si reagon North kur zihet me Kim! 'Kush jeton kështu…?'

Ja si reagon North kur zihet me Kim! 'Kush jeton kështu…?'

10:10, 14/10/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian padyshim është një nga emrat më të dashur të shoëbizit botëror e cila thuajse gjithmonë shkëlqen në çdo dalje të saj publike.

Të gjithë janë xheloz për jetën që ka e sidomos shtëpinë e saj gjigante. Por e kundërta ndodh mesa duket me vajzën e saj të madhe North.

Së fundmi ajo është shfaqur shpesh në ekran duke moderuar një shoë apo dhënë intervista.

Por, gjatë pjesëmarrjes në një episod të serialit Ellen Digital’s, “Confessions Mom” ajo ka zbuluar se grindet shumë me vajzën e saj dhe kur ajo acarohet i “ofendon” shtëpinë.

"Kush jeton kështu si ne"?… shtëpia jote është e shëmtuar

Kim është shprehur se fjalë të tilla e lëndojnë shumë pasi ajo vetë e adhuron shtëpinë.

Sipas saj, kjo kritikë ndodh çdo herë që ajo ka një mosmarrëveshje me North dhe ajo shprehet se shtëpia është e shëmtuar pasi është e gjitha e bardhë.

Asaj mesa duket shtëpia e saj i ngjason paksa çuditshëm dhe nuk e preferon shumë pasi është dhe fëmijë ende, por nga ana tjetër fjalët e saj e lëndojnë shumë yllin e KUWTK, ajo i referohet fjalëve të vajzës si ofenduese pasi ajo e pëlqen shtëpinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco