Nën presionin e nominimit, Sheila ‘përplaset’ me Beniadën: Ti vdes për vëmendje

Nën presionin e nominimit, Sheila ‘përplaset’ me Beniadën: Ti vdes për vëmendje

19:47, 13/10/2021
A+ Aa A-

Dhe pse “Big Brother VIP” ka nisur rreth një javë më parë, kanë qenë të shumta ngjarjet e dinamikat, sigurisht edhe debatet.

Së fundmi këngëtarja Sheila Haxhiraj është ‘përplasur’ me modelen Beniada Nishani.

 

I gjithë debate nisi nga një diskutim për shenjat e horoskopit mes tyre, dhe nuk munguan as kunjat dhe ironitë.

Gjatë bisedës, Beniada iu drejtua Sheilës duke i thënë që provokon shumë në dashuri dhe se ajo, si akrep, “pickon”. 

 

Ndërsa Sheila nga ana tjetër, akuzoi se Beniada i hidhet të gjithëve në krah. Por reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm duke i thënë se ajo i vret ata.

Kaq i duhej Sheilës për të bërë deklaratën se modelja e njohur vdes për vëmendje dhe bën çdo gjë për të. 

 

“Ti zemra, vdes për vëmendje prandaj sulesh sa andej këtej!”, tha ajo, duke shtuar se Beniada mund të jetë e bukur por sërish është shumë e pasigurt në vetvete.

Një debat i tillë, i përfshiu të gjithë dhe Donaldi me nota humori i tha që të dyja të takonin zonjën Meri Shehu e cila merret me studimin e shenjave të zodiakut, e ta zgjidhnin situatën.

 

Beniada në fund të debatit kërkoi falje por kjo duket se nuk e qetësoi mjaftueshëm Sheilën.

Të dyja vajzat janë pjesë e pesë të nominuarve dhe duket se “ethet e largimit” nga shtëpia i ka bërë të reagojnë në këtë mënyrë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco