Thanë se nuk ka asgjë mes tyre, Donaldi befason Semi Jaupaj gjatës kohës që lahej në vaskë

Thanë se nuk ka asgjë mes tyre, Donaldi befason Semi Jaupaj gjatës kohës që lahej në vaskë

10:00, 12/10/2021
A+ Aa A-

Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj janë dy nga konkurrentët më të komentuar të “Big Brother Vip” për shkak të afrimitetit të tyre.

Artistët janë njohur më parë me njëri-tjetrin, pasi Semi është shoqja e ngushtë e moderatores Bora Zemani, e cila është ish e dashura e aktorit të humorit.

Ndonëse çifti Bora dhe Donald janë ndarë duket se Semi ruan ende raporte të mira me këtë të fundit.

skutimet, afrimiteti, lojërat që ata bëjnë me njëri-tjetrin, i kanë bërë edhe banorët e tjerë të dyshojnë se mes tyre mund të ketë diçka.

Ndonëse e mohuan, ditën e djeshme, Donaldi ka bërë një veprim të papritur. Aktori i humorit shkoi tek Jaupaj gjatë kohës që ajo ishte në vaskë së bashku me Beniada Nishanin, dhe i vendosi një kurorë me lule në kokë.

Gjatë bisedës së djeshme mes Semit, Donaldit, Palomës dhe disa banorëve të tjerë, këngëtarja ua bëri të gjithëve të qartë se mes saj dhe Veshajt nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe respekt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco