Shpërthen vëllai i Mevlanit, Artani : Mos më krahasoni më me Mevlanin

Shpërthen vëllai i Mevlanit, Artani : Mos më krahasoni më me Mevlanin

09:39, 12/10/2021
A+ Aa A-

Në puntatën e sotme të Për’puthen u transmetua vetëm pjesa e parë e takimit të Ritvanës me Artanin, për shkak të situatave që u krijuan në studio.

Gjatë takimit, Artani, vëllai i Mevlanit, po ngrinte akuza ndaj disa konkurrentëve dhe Ritvana i tha se i duket sikur ka ardhur i përgatitur. Artani e mori shumë keq dhe i tha:

E përmende këtë herë mos e përmend më. Ai e ka mbyllyr kapitullin e tij. Unë eci me hapat e mia, Mevlani me të vetat, s’ka lidhje. M’u duke vajzë inteligjente dhe e mban veten për të zgjuar po me atë që the dukesh shumë sipërfaqësore,- tregoi Artani në takim.

Kjo pjesë u diskutua dhe në studio dhe Artani shprehu se krahasimet me Mevlanin janë bërë mbytëse për të.

Thonë gjithmonë Mevlani është më i mirë, Mevlani është më i bukur, Mevlani është më i zgjuar. Unë nuk jam xheloz për vëllain tim, më vjen mirë që ai i ka këto cilësi.
Thjesht nuk dua të krahasohem.

Nga ana tjetër disa konkurrentë thanë se Artani nuk ndikohet nga Mevlani dhe se duket se ai nuk e mëson aspak, të njëjtën gjë tha dhe Arjani.

"Nuk mendoj se e ka mësuar apo e mëson ai se nuk ka lidhje, se ai s’mund t’i thojë bëj këtë apo atë se situatat janë të ndryshme, por ky krahasim do ndodhi, sidomos në fillim.
Artani këtë gjë duhet ta kishe menduar që para se të hynte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco