Këngëtarja bën këtë gjest human për njerëzit e prekur nga shëndeti mendor

Këngëtarja bën këtë gjest human për njerëzit e prekur nga shëndeti mendor

20:23, 11/10/2021
A+ Aa A-

Dje ka qenë Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe Ariana Grande e ka përkujtuar duke ndarë me ndjekësit e saj sensibilizim në rrjetet sociale.

Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe unë jam shumë e emocionuar që të bashkohem përsëri me BetterHelp për të dhënë deri në 5 milion dollarë terapi falas Unë pranoj se ka pengesa shumë të vërteta kur bëhet fjalë për qasjen në burimet e shëndetit mendor, dhe ndërsa kjo është vetëm një gjest i vogël (dhe mbetet një problem shumë më i madh sistemik) doja ta bëja përsëri me @betterhelp me shpresën për të sjellë qasje te disa njerëz të tjerë dhe ndoshta për të frymëzuar disa prej jush që të provojnë diçka të re dhe të kenë përparësi shërimin tuaj. drejtohuni në betterhelp.com/ariana për të filluar muajin tuaj falas.

 

Kujtojmë se stresi dhe sindromat e ankthit vitet e fundit konsiderohen botërisht si shqetësimet më të përhapura dhe në rritje të vazhdueshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka cilësuar si “e keqja e shekullit”.

Bazuar në statistika mund të themi se tashmë është kthyer në një epidemi.

 

Shoqata Amerikane e Ankthit dhe Depresionit bazuar në të dhënat burimore dhe në tërësinë e simptomave që merren në konsideratë ka vlerësuar se rreth 18 % e popullsisë amerikane, (40 milion amerikanë) vuajnë nga të paktën një shqetësim i ankthit.

Edhe më pranë nesh, në Itali, përafërsisht 1 në 3 italianë është në situatë ankthi dhe gjatë jetës së tij trajtohet me ansiolitikë (medikamente kundër ankthit).

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco