'Ngatërroi Flamurin me Florjanin', Binaj-Bashës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi...

'Ngatërroi Flamurin me Florjanin', Binaj-Bashës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi...

18:12, 11/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë një konference për protestën kundër rritjes së çmimeve, Lulzim Basha  tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj.  

Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë “Flamur”, më pas ishin të pranishmit ata që e korrigjuan.

“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protestë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori”, tha Basha.

Aktori i humorit shqiptar, Florjan Binaj, komentoi në studion e "Ditë e Re" gafën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, në lidhje me emrin e tij.

"Unë besoj se është gjendje e momentit, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Prandaj ka ngatërruar  Florin me Flamurin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin," tha Flori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco