Nuk është transmetuar asnjëherë, Paloma rrëfen përplasjen me Ramën: Ik se ta preva kokën...

Nuk është transmetuar asnjëherë, Paloma rrëfen përplasjen me Ramën: Ik se ta preva kokën...

17:16, 11/10/2021
A+ Aa A-

Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”, e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika.

Me një karrierë të gjatë si gazetare, padyshim që ajo ka mjaft eksperienca për të treguar gjatë karrierës së saj.

 

Në një bisedë me banorët ajo është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një histori që sias saj nuk është transmetuar asnjëherë në ekran.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama, ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

 

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma.

Po ashtu, ajo tregoi se pak kësaj ngjarje, Edi Rama, i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar:

 

“Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama”.

Më tej, ajo shtoi se këtë mesazh iu kishte treguar dhe kolegëve të saj, të cilët nuk e kishin besuar derisa e kishin parë me sytë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco