VIDEO/ Habit Zhaku: Jam qejflie e barit dhe jam krenare

VIDEO/ Habit Zhaku: Jam qejflie e barit dhe jam krenare

16:17, 11/10/2021
A+ Aa A-

Zhaku ka qenë e ftuar në “Apolitik” këtë të shtunë dhe i është përgjigjur pa doreza pyetjeve të Kelvi  Kadillit.

Ndër pyetjet e spikatura ka qenë: “Çfarë marrëdhënie ke me drogërat dhe alkoolin?”

Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka përdorur drogë gjatë performancave televizive.

“Gjatë emisionit nuk kam përdorur asnjë lloj droge por s’mund të them se nuk e kam provuar drogën. Unë jam qejflie e barit! Jam pro legalizimit të marihuanës. Më parë kam qenë përdoruese e rregullt e barit dhe jam krenare”.

Ndër të tjera moderatorja e njohur shpjegon se nuk ka përdorur asnjëherë drogëra të forta si heroina etj.

Ajo shprehet se në vitet 90 ishte në modë të drogoheshe dhe e cilëson veten me fat që nuk ka abuzuar pasi ka parë njerëz që kanë kaluar në overdozë.

“Tani jam bërë grua e mirë, pi verë!” – thotë Zhaku.

Për këto dhe të tjera klikoni intervistën e plotë me poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco