Këngëtarja shqiptare më në fund konfirmon lajmin e shtatzënisë

Këngëtarja shqiptare më në fund konfirmon lajmin e shtatzënisë

10:08, 11/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli dën e djeshme ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë së saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një video në të cilën shfaqet në krahët e partnerit të saj, Ustës me barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të gjatë të zi, Genta del nga një makinë, të cilën e nget biznesmeni turk e më pas vendos njërën dorë tek barku, duke treguar se është në pritje të ëmbël.

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh  kujt nga ne do t’i ngjasosh?”, shkroi artistja përkrah videos, të cilën e ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e parë.

Ajo ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por një burim bëhet me dije se është në pritje të binjakëve.

Ajo publikoi disa pamje nga prapaskenat e xhirimit të videos me anë të së cilës zbuloi se është në pritje të ëmbël. Disa persona iu afruan pranë makinës dhe e pyetën nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

“Po, i kam dy”, u përgjigj këngëtarja dhe kur u pyet nëse po planifikon dasmën, ajo tha: “Po, e gjete!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco