Noizy merr vëmendje në një nga performancat e fundit, hidhet në publik dhe heq bluzën

Noizy merr vëmendje në një nga performancat e fundit, hidhet në publik dhe heq bluzën

20:59, 10/10/2021
A+ Aa A-

Ai është një nga reperët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe jo vetëm. 

Bëhet fjalë për Rigels Rajkun, i njohur për publikun me emrin artistik, Noizy.

 

I njëjti po vazhdon performancat nëpër vende të ndryshme jashtë vendit, gjersa shpesh merr vëmendje me veprimet nëpër koncerte.

35-vjeçari së fundmi në një nga performancat derisa po interpretonte hitin “Nuk kan besu” është hedhur në publik për t’u bashkuar me fansat.

 

Këta të fundit vazhduan me fishkëllimat e britmat duke brohoritur e kënduar me reperin.

“Nuk kan besu” përndryshe u lansua dy vite më parë nga Noizy dhe deri më tani ka mbledhur mbi 40 milionë klikime në kanalin “YouTube”.

 

Artisti këtë vit ka qenë mjaft aktiv edhe me prurje e bashkëpunime me emra të njohur të skenës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco