Xhelozia e bashkëshortes e la jashtë ‘Big Brother Vip’, Lorik Cana dërgon kushëririn

Xhelozia e bashkëshortes e la jashtë ‘Big Brother Vip’, Lorik Cana dërgon kushëririn

18:57, 10/10/2021
A+ Aa A-

Një prej banorëve të “Big Brother Vip” është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana.
E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda. Ai po përflitet sidomos për afrimitetin e tij me Fifin.

 

Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip” paska pasur një histori të vetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku ai i cili  ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij.

 

Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër.

Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta arrijë patjetër.

 

Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.

I kontaktuar më herët për mediat, Loriku tregoi se nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë reality show.

 

Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-show pati një sukses më vete në vendin tonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco