Rihanna nxit imagjinatën, shfaqet në formë të mrekullueshme

Rihanna nxit imagjinatën, shfaqet në formë të mrekullueshme

13:12, 10/10/2021
A+ Aa A-

Është padyshim një prej artisteve më të kompletuara të muzikës në botë, por prej kohësh ajo ka e dëshmuar vetën edhe në biznes.

Rihanna ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar muzikë të re, ajo është vazhdimisht në qendër të vëmendjes, dhe vetëm pak javë më parë ajo publikoj shfaqjen e tretë më radhë nga linja e saj e të brendshmeve “Savage X Fenty”.

32-vjeçarja e cila u bë artistja e parë miliardere, ka vazhduar të promovojë linjën e të brendshmeve personalisht, me fotosesione që nuk duan shumë koment.

Në disa imazhe të reja që janë postuar në faqen zyrtare të “Savage X Fenty”, shihet ylli nga Barbadosi e veshur në një kostum të tejdukshëm me ngjyrë të gjelbër, teksa qëndronte e shtrirë në një ambient që dhuronte vështrimin nga qyteti i New York-ut.

“Nuk mund ta bllokosh pamjen, nëse jeni ju pamja”, shkruhet në mbishkrimin e imazheve, teksa Rihanna dukej e përkryer, me linja perfekte dhe tejet provokuese.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco