‘Nuk është njeri i mirë’/ Banoret e ‘Big Brother Vip’ tregojnë hapur pakënaqësitë ndaj Fifit

‘Nuk është njeri i mirë’/ Banoret e ‘Big Brother Vip’ tregojnë hapur pakënaqësitë ndaj Fifit

12:25, 10/10/2021
A+ Aa A-

Një nga banoret më të komentuara në ‘Big Brther Vip’ padyshim është këngëtarja e njohur Fifi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ajo ka zbuluar gjithçka që banorët kanë thënë për të në dhomën e rrëfimit.

Ajo është shprehur se nga të gjithë rrëfimet më shumë e ka zhgënjyer Iliri.

Gjithashtu këngëtarja u këshillua nga dy opinionistët, Balina dhe Arbëri, të tregohet më e komunikueshme dhe të mirëkuptojë edhe personat me të cilët ndan shtëpinë.

Në lidhje me këtë gjë ka rënë dakord edhe Fifi, e madje ka kërkuar falje duke thënë se diçka e tillë nuk do të përsëritet.

Së fundmi, kanë qenë Beniada dhe Paloma ata të cilat gjatë përgatitjeve në shtëpi kanë diskutuar edhe mbi sjelljen e Fifit.

Beniada i tha Palomës se për Fifin si artiste ka shumë simpati dhe pëlqyeshmëri, por kjo gjë vlen për anën humane të saj.

‘’Më vjen shumë keq, Fifi është një artiste shumë e mire por kritikoj njeriun. Mua më njohin si modele edhe përtej Italisë, po Fifi çfarë ka bërë?!’’,- u shpreh Beniada.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hans10/10/2021 12:35

Si mund ta perfshish ne nje show televiziv nje njeri me shqipe te çale.

Shto koment

Denonco