Pas Angelina Jolie, artisti i njohur emërohet 'Ambasador i Vullnetit të Mirë'

Pas Angelina Jolie, artisti i njohur emërohet 'Ambasador i Vullnetit të Mirë'

10:39, 10/10/2021
A+ Aa A-

The Weeknd mesa duket po ndjek hapat humanitarë të aktores, Angelina Jolie.

Ai është bashkuar së fundmi “Programit Botëror të Ushqimit” të Kombeve të Bashkuara duke u zgjedhur si ambasador i ‘Vulnetiti të Mirë’.

“Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, është duke bërë punë urgjente dhe të rëndësishme për të ndryshuar dhe ruajtur jetët në baza ditore dhe unë ndjehem i pasionuar për të adresuar urinë botërore dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”, u shpreh ai në një ceremoni special që është mbajtur në Los Angeles.

The Weeknd është i njohur për veprat e tij humanitare dhe së fundmi ka dhënë një donacion me vlerë 1 milion dollarësh për Programin e OKB-së për ndihmë në luftimin e urisë në botë.

Ky veprim i artistit vjen pas atij të Angelina-s, e cila para shumë vitesh u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë dhe këtë titull po vazhdon ta mbajë sërish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco