'Jam kundër hyrjes aty', vëllai i Toles refuzon komunikimin me motrën

'Jam kundër hyrjes aty', vëllai i Toles refuzon komunikimin me motrën

09:05, 10/10/2021
A+ Aa A-

“Përputhen Prime” startoi me puntatën e parë javën që kaloi duke përcjellë te publiku emocione të forta.

I tillë ishte dhe çasti kur Tola, dëgjoi telefonatën e vëllait të saj, që të mos e përkrahë hyrjen e saj në “Për’puthen”, me gazetaren e emisionit.

Po ashtu, ai nuk ka pranuar që të flasë me të motrën.

“Mundoheni për mirë por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha ai në telefon.

Ndërsa më pas konkurrentja tha mes lotësh:

“Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco