Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

A ishte dakord bashkëshorti të ishte pjesë e “Big Brother VIP”?! Paloma tregon me lot në sy

A ishte dakord bashkëshorti të ishte pjesë e “Big Brother VIP”?! Paloma tregon me lot në sy

21:23, 09/10/2021
A+ Aa A-

Gazetarja, Rudina Demneri, e njohur ndryshe si, Paloma, ka shkaktuar shumë zhurmë me futjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “ Big Brother VIP”.

Ditën e djeshme, gjatë kohës që po bisedonte me Monika Lubonjën në oborrin e shtëpisë, Paloma zbuloi çfarë i ka thënë bashkëshorti kur ka mësuar dëshirën e saj për të hyrë në këtë spektakël. Ajo tregoi se ai ka qenë personi i parë që e ka nxitur të hyjë në “Big Brother VIP”.

“Ishte i pari që donte që unë të futesha. Asnjë tjetër nuk donte, as motra e madhe, as mami, as babi. ‘Futu’ më tha ‘vazhdo ëndrrën tate’. Kurrë nuk më ka përdor apo shfrytëzuar ndonjëherë. Kur vjen me lekë në shtëpi, m’i dorëzon mua të gjitha. Kur unë u futa këtu, çfarë kishte leke në xhep ‘tha ik rregullo çfarë të duash, flokët, gjërat, këtë, atë…”,- tha Rudina.

 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco