E pyetën nëse po mendon të bëjë fëmijë, aktorja e njohur turke i kthehet gazetarit

E pyetën nëse po mendon të bëjë fëmijë, aktorja e njohur turke i kthehet gazetarit

09:56, 09/10/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul, njihet për intervistat e saj thumbuese me gazetarë, shkruan Express.

Saherë që ndonjë gazetarë e pyet atë për jetën personale, ajo u kthehet dhe u bën pyetje atyre, derisa nuk mungojnë as “thumbat”.

Njëjtë ka ndodhur edhe me intervistën e fundit, kur ajo dhe bashkëshorti i saj janë pyetur nëse po mendojnë të bëjnë fëmijë.

Përderisa Kadir e ka marrë më më sportivitet këtë pyetje, Neslihan i është kthyer gazetarit duke e pyetur nëse ai vetë po mendon të bëjë fëmijë.

Reklamë

“Ti a po mendon të bësh fëmijë? I ke dy? Hajde bëje pra edhe të tretin”, dëgjohet ajo duke i thënë gazetarit.

Ndryshe, Neslihan Atagul është prej aktoreve më të famshme në Turqi. Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, ajo numëron mbi 12 milionë ndjekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco