Frymëzohuni nga Chiara Ferragni: 5 kombinime veshjesh të sezonit nga blogerja italiane!

Frymëzohuni nga Chiara Ferragni: 5 kombinime veshjesh të sezonit nga blogerja italiane!

15:31, 08/10/2021
A+ Aa A-

Stili i saj frymëzon vajzat në të gjithë botën. Me 25 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Chiara Ferragni është zyrtarisht influencuesja më e rëndësishme e modës në botë, vlerësuar edhe nga Forbes.

Vogue Italia sapo e ka zgjedhur si protagoniste të kopertinës së numrit të Tetorit, duke i kushtuar një fotosesion dhe një intervistë në të cilën ajo flet për veten pa filtra, duke folur për dixhitalin dhe privatësinë.

Chiara ndan shumë me fansat e saj, nga momentet familjare, me miqtë, e deri tek qëllimet e saj të punës.

Por vëmendja maksimale e ndjekësve të saj është kur nlogerja e famshme hap garderobën.

Që me nisjen e Javëve të Modës Chiara Ferragni ka filluar të shfaqë veshjet e saj fantastike për të marrë pjesë në shfaqjet më ekskluzive të modës.

Nga ku janë veçuar pesë veshje nga të cilat mund të frymëzohet çdo vajzë për outfut-et e kësaj vjeshte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco