Divorci i artë/ Ish-Miss Britania bëhet më e pasur se Mbretëresha e Anglisë

Divorci i artë/ Ish-Miss Britania bëhet më e pasur se Mbretëresha e Anglisë

11:56, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ish miss Britania, Kirsty Bertarelli, bëhet gruaja më e pasur në Britani duke lënë pas dhe Mbreterëshën Elizabeth.

Kirsty dhe bashkëshorti i saj Ernesto Bertarelli u renditën në vendin e 14 -të në listën e njerëzve më të pasur nga Sunday Times të këtij viti, me një pasuri prej 12 miliardë euro.

Kirsty ka përfituar nga ky divorc një shtëpi në Zvicër në Liqenin e Gjenevës me vlerë 60 milion euro, një shtëpi që kushton 10 milion euro në Gstaad në të cilën përfshihet një aeroport, një liqen i madh dy kuzhina ku kuzhinieri gatuan në të parën dhe Kirsty në të dytën.

Ish -Miss Britania e Madhe ra dakord të pranonte një marrëveshje prej 500 milion euro në divorc, sipas raporteve - megjithëse ky detaj nuk është konfirmua nga çifti.

Ernesto Bertarelli është një manjati i bioteknologjisë, i diplomuar në Harvard dhe e ka rritur trashëgiminë e familjes së tij pesë herë.

Çifti u divorcua pas 21 vitesh martesë dhe Kirsty Bertali, një këngëtare dhe kompozitore amatore, është më e pasur se Mick Jagger (400 milionë euro), Ed Sheeran (270 milionë euro) dhe Adele (200 milionë euro). 

Ajo është nënë e tre fëmijëve.

Kirsty u takua me Bertarelli në një darkë në Sardenjë në 1997 dhe çifti u martua në 2000.

Zëdhënësi i çiftit është shprehur:

"Të gjitha çështjet që dalin nga divorci janë zgjidhur dhe ata me respekt do të kërkonin privatësinë për të gjithë familjen e tyre në këtë kohë. Meqenëse kjo është një çështje private, nuk do të ketë komente të tjera."

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco