Trondit Juli me rrëfimin: Kanë dashur të vrasin nënën time...

Trondit Juli me rrëfimin: Kanë dashur të vrasin nënën time...

09:20, 06/10/2021
A+ Aa A-

Jui ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së tij, pasi Mikela zbuloi se është bullizuar në fëmijëri për shkak të syzeve.

Juli i tronditi të gjithë me rrëfimin kur zbuloi se është dhunuar që në moshën 5-vjeçare nga babai.

 

Përveç kësaj, tregoi se ka parë edhe dhunën e të afërmve të babait ndaj nënës së tij.

Juli zbuloi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me të atin.


“Bullizmi im nis në familje nga babai im, që më ka dhunuar që në moshë të vogël dhe ka ndikuar tek ana ime emocionale. Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë të tjerët. Ka nisur që në moshën 5 vjeçare dhe ka zgjatur rreth 10 vite. Jam i lumtur se kam pasur një nënë që më ka mbështetur në çdo hap”, u shpreh Juli.


“ Ka qenë dhe mami jot e dhunuar?”- pyeti Mikela.
“Kam parë shumë skena kur të afërmit e babit kanë dashur ta vrasin nënën time, gjë që më prek dhe kur e kujtoj tani. Dridhem… Tani jam bërë njeri i fortë. Kam qarë në dhomën time vetëm sepse nuk doja që mami të më shihte ashtu. Kishte shumë gjëra për tu shqetësuar”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco