Linda Morina përjeton rëndë rënien e rrjeteve sociale

Linda Morina përjeton rëndë rënien e rrjeteve sociale

08:50, 06/10/2021
A+ Aa A-

Dy ditë më parë Facebook dhe Instagram, si dhe WhatsApp ishin të paarritshëm për publkin në të gjithë botën për më shumë se gjashtë orë.

Përdoruesit nuk mund të postonin fotografi, të shkruanin postime, të komentonin ose komunikonin në asnjë mënyrë përmes këtyre rrjeteve.

Kjo u përjetua rëndë nga shumë persona një ndër ato ishte dhe këngëtarja Linda Morina.

Në një intervistë për ATV, Morina është shprehur se preferonte më mirë të vdiste sesa të jetonte pa Facebook.

“Shumë e vështirë saqë ma mirë me vdisja se me qenë pa Facebook. Jemi mësuar me to. Po mos të ishte Facebook dhe Instagram nuk më kishin njohur njeri, ra Facebook e më njohin tani”,është shprehur  për ATV, këngëtarja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco