Harry Styles zbulon pas dy vitesh kuptimin e këngës “Watermelon Sugar”

Harry Styles zbulon pas dy vitesh kuptimin e këngës “Watermelon Sugar”

10:52, 05/10/2021
A+ Aa A-

Harry Styles ka zbuluar se kënga e tij “Watermelon Sugar” ka të bëjë me orgazmën femërore.

Sipas një videoje të publikuar në YouTube, të realizuar gjatë koncertit të këngëtarit në Nashville, Styles më në fund ka zbuluar kuptimin e vërtetë të këngës.

“Kjo këngë ka të bëjë me … nuk ka shumë rëndësi për çfarë bëhet fjalë… Por po e them që bëhet fjalë për ëmbëlsinë e jetës,“- u shpreh këngëtari, sipas “CNN”.

Më pas ai shtoi: “Ka të bëjë edhe me orgazmën femërore, por kjo është tjetër gjë…“.

Ky pohim vjen pas shumë kohësh spekulimesh në lidhje me kuptimin e këngës. Në mënyrë të vazhdueshme, Styles i shmangej pyetjeve që synonin këtë përgjigje.

Artisti bëri bujë me videoklipin e këngës, në të cilën u shfaq duke shijuar feta shalqiri, ndërsa vajza dhe djem e rrethonin në plazh. “Watermelon Sugar” u publikua në vitin 2019 dhe arriti numrin 1 në tabelën e “Billboard”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco