Bien rrjetet sociale, Dafina Zeqiri 'bën namin' në Twitter

Bien rrjetet sociale, Dafina Zeqiri 'bën namin' në Twitter

21:35, 04/10/2021
A+ Aa A-

Për më shumë se dy orë rrjeti social Facebook nuk është duke punuar dhe në kuadër të Facebook tashmë që një kohë janë edhe Instagram dhe platforma për thirrje telefonike, Whatsapp.

E derisa shumica e këngëtarëve të estradës, nuk e përdorin Twitterin si rrjet sociale, këtë të fundit e ka shfrytëzuar për mrekulli këngëtarja Dafina Zeqiri.

Këngëtarja kosovare ka filluar menjëherë të shpërndanë statuse që bëjnë “shaka” me Facebook dhe degët e saj simotra, Instagram dhe WhatsApp.

Fillimisht, ajo ka shpërndarë një status të një fansi të saj që ka publikuar këngët nga albumi i saj i fundit derisa ai ka shkruar:"F#ck Instagram, Facebook, Whatsapp. E kam Dafina Zeqiri me mua”.

Këtë status Dafina e ka shpërndarë duke shkruar lart: Ayyyy.

Tutje më vonë, Dafina ka shpërndarë edhe përgjigjen e “Twitter” ku shkruajtën: T"ung të gjithëve fjalë për fjalë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco