Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Kitara e përdorur nga Johnny Ramon u shit për më shumë se një milion dollarë

Kitara e përdorur nga Johnny Ramon u shit për më shumë se një milion dollarë

18:00, 04/10/2021
A+ Aa A-

Kitara, e përdorur nga Johnny Ramon për gati 20 vjet, u shit në ankand javën e kaluar për më shumë se një milion dollarë.

Sipas NME, kitara elektrike "Mosrite Ventures II" nga viti 1965 u nxor në ankand së bashku me rekuizita të tjera të përdorura nga grupi legjendar "The Ramones".

Sipas shtëpisë së ankandit "RR Auction", Johnny Ramon, emri i vërtetë i të cilit ishte John Cummings, përdori kitarën nga 1977 deri në 1996 në të gjitha shfaqjet, nga të cilat kishte 1,985 në atë periudhë.

Kitara gjithashtu shfaqet në të 15 albumet në studio dhe live që grupi ka lëshuar gjatë asaj kohe.

Çmimi përfundimtar i arritur në ankand është 740,000 paund (më shumë se një milion dollarë), dhe u shit nga Daniel Ray, i cili ishte prodhuesi i disa albumeve të The Ramones, dhe gjithashtu mori pjesë në shkrimin e disa prej këngëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco