Ja cili është filmi më i keq që ka luajtur Will Smith sipas tij

Ja cili është filmi më i keq që ka luajtur Will Smith sipas tij

17:58, 04/10/2021
A+ Aa A-

Ylli i Hollywood-it, Will Smith, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me filmat më të mirë e po ashtu edhe për ata që nuk i kanë pëlqyer.

Në seritë e GQ se cili është filmi i tij më i mirë dhe më i keqi, aktori amerikan nuk duket të ketë ngurruar me përgjigjen.

“Për më të mirët, mendoj se është mes Men in Black dhe The Pursuit of Happyness”, tha Smith. “Për arsye të ndryshme, ata janë dy filmat pothuajse të përsosur. Të dy filmat ishin shumë të suksesshëm”.

Sa i përket filmit të tij më të keq duket të jetë “Wild Wild West”.

“Nuk e di, Wild Wild West e kam njëfarë njolle. Kur e shoh veten në pantallona lëkure… nuk më pëlqen”, ka thënë Will.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco