Nuk merrte dot frymë nga fustani i ngushtë, i fejuari 'zbërthen' Katie Parry-n në mes të skenës

Nuk merrte dot frymë nga fustani i ngushtë, i fejuari 'zbërthen' Katie Parry-n në mes të skenës

16:07, 04/10/2021
A+ Aa A-

I fejuari i Katy Perry-t, Orlando Bloom, vrapoi drejt këngëtares gjatë kohës që po performonte në skenë, për t’i zbërthyer korsenë që kishte veshur, pasi nuk e lejonte të merrte frymë.

Sipas “The Sun”, 36-vjeçarja pati një incident të vogël gjatë performancës për “Variety Paëer Ëomen”. Një i pranishëm në event filmoi momentin kur këngëtarja thirri partnerin e saj 44-vjeçar.

Katy kishte zgjedhur një fustan të gjatë, të fryrë, ngjyrë vjollcë, i cili nga brenda kishte edhe një korse. Aktorit iu desh që të zbërthente të gjithë zinxhirin që partnerja e tij të merrte frymë lirisht. E gjithë turma nisi të brohoriste pasi Orlando zbërtheu fustanin e Katy-t.

“Tani mund të marr frymë”, tha Katy e çliruar. Gjatë kohës që Bloom po kthehej në vendin e tij, ajo shtoi: “Heroi im”.

Ndërkohë, Orlando publikoi në Instagram-in e tij pamje nga festa e madhe, krahas së cilave shkroi: “Ishte një privilegj të festoja fuqinë e gruas mbrëmjen e kaluar. Jam shumë krenar me ty dhe me zemrën tënde të madhe që bën kampion çdo person rreth teje”.

Katy dhe Orlando janë prindër të një vajze një vjeçare, e cila quhet Daisy Dove. Bloom ka gjithashtu një djalë 10-vjeçar me ish-partneren e tij, Miranda Kerr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco