Dështon me linjën e veshjeve, Kylie Jenner zhgënjen fansat

Dështon me linjën e veshjeve, Kylie Jenner zhgënjen fansat

14:44, 04/10/2021
A+ Aa A-

Kylie Jenner është një nga më të preferuarat e familjes Kardashian dhe zakonisht, çdo gjë që ajo publikon, prodhon para.

Por, ndryshe nga linja e saj “Kylie Cosmetics” që qëlloi në shenjë në kohën e saj me buzëkuqët, linja e veshjeve të plazhit ka marrë kritika nga fansat.

Image

Pasi njerëzit nisën të merrnin paketimet me veshjet e porositura gjatë rezervimit, “TikTok” dhe “Twitter” kanë shpërthyer nga reagimet e zhgënjyera të fansave, të cilët mezi i kishin pritur.

Por ndryshe nga fotot promocionale ku veshjet dukeshin të mrekullueshme, hapja e pakos rezultoi një pakënaqësi totale.

Image

“Në TikTok” gjithashtu kanë ndarë pamjet e qepjeve të çrregullta, duke vënë në dukje fijet e lirshme dhe mbërthimet në veshjet e tyre të reja-madje disa bëjnë shaka se kostumet e banjës ndoshta janë bërë nga vajza 3-vjeçare e Kylie, Stormi.

Shumë prej tyre nuk ishin të impresionuar nga mënyra se si ishin rrobat e banjës të tejdukshme-veçanërisht me çmimin prej $ 80-me.

Image

Klientët në “TikTok” vunë në dukje se marka “Kylie” në pjesën e brendshme të kostumit të banjës mund të shihej pikërisht përmes materialit.

Vajza në foton sipër është dizenjuese të brendshmesh gjithashtu dhe u zhgënjye sesi të brendshmet janë të tejdukshme.

Image
“Unë jam plotësisht i/e zhgënjyer që këto janë plotësisht të tejdukshme”, tha vajza.
“Unë kam parë prapaskenat e asaj që duhet për të prodhuar rroba banje dhe faktin që askush nuk e kuptoi se kjo është plotësisht e tejdukshme më trondit mendjen”.

@tinytello

Part 1 Kylie Swim #ChimeHasYourBack #CandyCrushAllStars #popculture #latinxbusiness #latinxcreated #hellofall #todayilearned

♬ Lofi - Domknowz

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco