‘A i je shmangur s*ksit duke gënjyer Bastën që ke dhimbje koke?’/ Vesa Luma i thotë të gjitha

‘A i je shmangur s*ksit duke gënjyer Bastën që ke dhimbje koke?’/ Vesa Luma i thotë të gjitha

19:19, 03/10/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Vesa Luma, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur pa dorashka për jetën e saj private.

Për “Prive”, ajo ka rrëfyer se pse së bashku me Big Bastën zgjodhën që të jetonin në Zelandën e re. Ajo tha se që të dy kanë pasur miq atje, dhe ishte një arsye pse u zhvendosën.

 

Vesa është pyetur edhe nëse ajo dhe bashkëshorti këngëtar mendojnë që të sjellin në jetë një motër apo vëlla për Lianin, e ajo tha: “Planet në letër janë, tani ka mbetur t’i bëjmë realitet”.

Duke qenë se Big basta është me origjinë nga Tirana, Vesa tregoi edhe një traditë që i ka bërë përshtypje nga vendlindja e reperit.

 

“Kur kam lindur Lianin, kanë ardhur njerëzit me m’pa, nuk më kanë përshëndetur se mos më merrnin qumështin e gjirit. M’u ka duk pak e çuditshme, por në krahasim me ta, ne kemi tradita edhe më të çuditshme”.

Ndër të tjera, Luma zbuloi se gjatë kësaj periudhe që ka qenë në Kosovë, ka pasur probleme shëndetësore.

 

“Kam qenë në spital prej gjysmës së korrikut deri në gjysmë të gushtit. I kam marrë krejt viruset e mundshme që kanë ekzistuar në Kosovë e Shqipëri”, zbuloi artistja.

Ndërkohë më herët, Vesa ka treguar gjatë bisedave virtuale me ndjekësit se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje deri më tani në fytyrë dhe në trup. E pyetur nëse e mendon diçka të tillë, ajo tha:

 

“Para disa vjetëve kam pasur momente ku kisha qejf me ndryshuar te fiziku jem, por sot jam shumë e lumtur që kam arritur në një stad mendor që po e pranoj veten kështu siç jam”.

Mes pyetjeve pikante, ishte edhe “A i je shmangur ndonjëherë seksit duke e gënjyer Bastën që ke dhimbje koke?”. Vesa, e vënë në siklet, tha: “Po, po. Kryesisht nuk kam dhimbje koke”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco