‘APolitik’ emisioni më i ri që zbulon atë që nuk dimë për personazhet e njohur

‘APolitik’ emisioni më i ri që zbulon atë që nuk dimë për personazhet e njohur

17:10, 03/10/2021
A+ Aa A-

Emisioni më i ri ka startuar në ‘Syri Tv’, i cili quhet “APolitik”, me moderator Kelvi Kadilli.

‘APolitik’ përckaton diçka që nuk ka lidhje me politikën dhe në vazhdimësi do të zbulohen më shumë detaje për njerëz të suksesshëm që shpesh do të kenë të bëjnë me politikën, ku do të shihet ana e tyre apolitike.

 

E ftuara e parë në studio ishte aktivistja Zhaklin Lekatari.

Lekatari zbuloi me tepër detaje të cilat shumë njerëz nuk i dinin për të.

 

Në studio u diskutua në lidhje me jetën e saj ku u zbulua se aktivistja edhe pse është ateiste, ajo ka studiuar në një shkollë murgeshash.

“Burri i hallës time ka qenë prift dhe një nga priftërinjtë e tjerë që ai u ndërlidh, të Karitasit Italian, propozoi që unë të studioja në Itali tek shtëpia e tij dhe ai të bënte një si lloj birësimi”, tha Lekatari, duke nënkuptuar kështu që është rritur në një familje italiane.

 

Për më tepër ndiqni linkun më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco