Emily Ratajkowski akuzon Robin Thicke për ngacmim gjatë xhirimeve

Emily Ratajkowski akuzon Robin Thicke për ngacmim gjatë xhirimeve

14:53, 03/10/2021
A+ Aa A-

Emily Ratajkowski është parë duke u kthyer në shtëpinë e saj në New York, pasi akuzoi Robin Thicke se kishte prekur gjoksin e saj të zhveshur gjatë realizimit të videoklipit të tij “Blurred Line” në vitin 2013.

Ratajkowski, pohon se ylli i R&B Thicke, e sulmoi seksualisht në xhirimet e videoklipit tetë vjet më parë, duke e rrethuar nga mbrapa dhe duke i vënë gjoksin në të dyja duart.

Në atë kohë, dyshja qëndronin vetëm në xhirime dhe modelja ishte e zhveshur nga beli lart për videon e diskutueshme e cila dikoi si karrierën e saj ashtu edhe të Thicke dhe u kritikua për promovimin e kulturës së takimeve të dhunshme.

Modelja bën akuzën e rëndë në librin e saj të ri “My Body”, i cili do të dalë në treg muajin tjetër, sipas gazetës “Sunday Times”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco