Lady Gaga dhe Tony Bennet bëhen bashkë për herë të fundit

Lady Gaga dhe Tony Bennet bëhen bashkë për herë të fundit

09:10, 02/10/2021
A+ Aa A-

Lady Gaga dhe Tony Bennet i kanë bërë homazhe Cole Porterit, përmes albumit të tyre “Love for Sale”, i cili është publikuar zyrtarisht ditën e djeshme.

Albumit të ri i ka paraprirë kënga “I Get a Kick Out of You” e cila është shoqëruar edhe me performancë të dy artistëve në NYC’s Radio City Music Hall, në gusht të këtij viti.

Më këtë album është njoftuar se do të jetë inxhizimi i fundit i këngëtarit legjendar 95-vjeçar, për shkak të diagnostikimit të tij me sëmundjen e Alzheimerit.

Projekti i tyre i dytë bashkëpunues, është lancuar përmes Columbia Records/Interscope Records, dhe vjen përafërsisht shtatë vjet pas albumit të tyre të vitit 2014 të titulluar “Cheek to Cheek”, i cili ishte bërë albumi numër 1 në Billboard 200 dhe Billbosard’s Top Jazz Albums, dhe pati fituar çmimin “Grammy” në kategorinë “Best traditional pop vocal album” në vitin 2015.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco