Jona Spahiu tregon planet për t’u bërë sërish nënë

Jona Spahiu tregon planet për t’u bërë sërish nënë

13:42, 01/10/2021
A+ Aa A-

Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë para tre vitesh, kur në jetë erdhi djali Railden.

Këtë periudhë duket se moderatorja i është përkushtuar shumë karrierës pasi i është rikthyer televizionit që pas lindjes.

Tani që Raiden është rritur, Jonës i duhet të dëgjojë shpesh pyetjen “Kur do bësh një beb tjetër?”.

Spahiu vendosi që të përgjigjej me një video. Ajo vendosi që këtë përgjigje ta japë bashkëshorti i saj, Frenklini, të cilin e filmoi teksa qëndronte i shtrirë përpara telefonit.

“Më 1 mars fillon lufta”,- dëgjohet të thotë me shaka partneri i Jonës.

Ndërkohë, kur e pyesin se sa kilogramë është, Jona përgjigjet: “Të jem e sinqertë, më nervozon kjo pyetje, jo vetëm këtu, por edhe në jetë… Më thoni ju çfarë do t’i ndryshonte në jetë dikujt të dinte për peshën e dikujt  tjetër?!

Ndonjëherë kuriozitet i marrë, ndonjëherë për inerci e ndonjëherë si bazë krahasimi, ‘pesha’ është një temë sensitive, me goxha influencë në cilësinë dhe dinamikat e jetës tonë.

"Këtë e thotë një njeri që ka vuajtur presionet e televizionit për të qenë gjithnjë e më e hollë, por edhe një njeri që ka arritur të gjejë ekuilibrat në jetë, që kryesisht ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet fizik çdo ditë dhe jetë sociale”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco